TIRANE- Qeveria miratoi sot, vendimin “Për miratimin e kritereve të vlerësimit të garës, të dokumenteve standarde dhe strukturës së Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve, për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare.”
Sipas qeverise, ky vendim është hartuar pas një konsulence të gjerë, serioze e mbi standarde evropiane, me ekspertë të Shoqatës Europiane të Lotarisë Kombëtare dhe të Shoqatës Botërore të Lotarisë.
“Ai përcakton kriteret dhe standardet më të larta në vlerësimin e aplikimeve për dhënien e licencës për lotarinë kombëtare, në përputhje me standardet për ushtrimin e lojërave të fatit, të përcaktuara nga Shoqata Botërore e Lotarisë dhe Shoqata Europiane e Lotarisë”- theksohet ne vendim.
Sipas kreut te qeverise, një përqindje e të ardhurave nga ky aktivitet të përdoren për të siguruar fonde për të mbështetur sportet, talentet e reja dhe të sëmurët me neoplazi.
© Panorama.al











