PRISHTINE- Qeveria e Kosovës i bëri thirrje Lëvizjes Vetvendosje që të shmangë përdorimin e dhunës dhe përpjekjet për të penguar lëvizjen e lirë të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Në reagimin e parë të qeverisë së Kosovës pas ngjarjeve në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, shprehet keqardhje për veprimet e dhunshme të Lëvizjes Vetvendosje të drejtuara kundër pjestarëve të policisë së Kosovës të cilët janë në mbrojtje të rëndit dhe ligjit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron fuqishëm në mbeshtetje të policisë së Kosovës e cila me profesionalizëm është duke mbajtur nën kontroll të plotë situatën.”- thuhet më tej në deklaratën e qeverisë.
Qeveria ka vlerësuar sjelljen korrekte të qytetarëve të Republikës së Kosovës, forcave politike, shoqërisë civile dhe mediat për informimin profesional.
© Panorama.al











