TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, te akuzuar se kane qelluar me sende te forta punonjesit e policise gjate protestes se djeshme para KQZ-se.
Sipas deklarates zyrtare te policise, dy personat arrestuar janë vëllezër dhe njëri preje tyre është punonjësi i Policisë Bashkiake. Ata janë Urim Isak Marku, 27 vjeç, banues në Shkozë Tiranë, i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje”, me detyrë punonjës në Bashkinë e Tiranës dhe Shpëtim Isak Marku, 36 vjeç.
“Dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri tjetrin, si dhe persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë dhe fyer punonjësit e policisë në krye të detyrës”.- thuhet ne njoftimin e policise.
Policia bën të ditur se punonjësit e policisë po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe në Spitalin “Nënë Tereza” Tiranë.
© Panorama.al











