
UPDATE- Dy persona mbetën të vdekur pasi shkëmbyen zjarr me armë gjahu drejt njëri- tjetrit.
Prenk Brunga, mbeti i vrarë qe ne momentin e shkembimit te zjarrit, ndersa shtetasi tjeter i identifikuar si, Pjetër Pjetri vdiq rruges per ne spital, pas plageve te renda qe kishte marre.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës ne Kallmet të Lezhës.
Sipas policisë të dy shtetasit pas një konflikti kanë qëlluar me armë gjahu në drejtim të njëri- tjetrit, te cilet mendohet se më parë kanë patur një konkflikt pronësie.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
© Panorama.al











