Nga kërkesa për azil në Suedi te tentativa për vetëvrasje/ Arjola rrëfen mes lotëve tradhtinë e burrit: Qaja në banjo dhe i kërkoja llogari Zotit!

Jan 11, 2022 | 22:43

Konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri, ka rrëfyer mes lotëve periudhën më të vështirë të jetës së saj.

Aktorja tregoi se si vendosi që të divorcohej nga bashkëshorti pasi e kishte falur për 6 vjet me radhë tradhtinë, në një rrëfim që bëri të shpërthejnë në lot banorët dhe publiku. 

rrefimi

Po ashtu ajo tregon se vendosi që të largohej nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e mitur për të kërkuar azil në Suedi.

Ishte njohja ime në vitin 2005 me babain e fëmijëve. Ndryshoi Arjolën rrënjësisht, isha vetëm 21 vjeçe kur lindi Helga më 1 qershor. Gjatë shtatëzanisë vërejta një ndryshim drastik te ai, dhe nga shoqëria jonë e përbashkët marr vesh që babai i fëmijëve të mi kishte krijuar një lidhje.  Është një ndjenjë që të rrëzon, ta thyen krenarinë dhe mbi të gjitha depresioni, duke qenë se nuk ndihesha mirë dhe në rehat me vetveten. Tradhëtia më dobësoi si person. Kam falur për plot 6 vjet me radhë tradhtinë.  

Marr vendimin që të divorcohem. Vendos që të largohem nga shtëpia pa I treguar askujt asgjë. Kam udhëtuar rreth 18 orë pa ndalesë për të arritur në Suedi. Do të kërkoja azil. Ishte njëri më i vogël se sa tjetri, Helga ishte 6 vjeç, Rubini ishte 5 vjeç, dhe Alesia ishte një vjeç.  Me tre fëmijë të vegjël, me pamundësi të mëdha, në një shtëpi ku në Suedi më vendosën të jetoj, qaja me orë të tëra në banjo sepse nuk doja të më shikonin duke qarë. Ka qenë një periudhë e vështirë, ku i kërkoja llogari Zotit, pse, çfarë kisha bërë për ta merituar këtë”, tregon Arjola.

Ndër të tjera ajo ka treguar se kishte menduar vetëvrasjen, duke u hedhur nga kati i tretë i ndërtesës.

© Panorama.al

Te lidhura