“Pse nuk më merr djalin te Kombëtarja”- Kërcënimi i Armando Dukës, zbardhen të tjera detaje. Ja kush është djali i presidentit të klubit “Iliria” që është bërë “mollë sherri”

Aug 31, 2024 | 22:49

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Durrës, ku Armando Duka presidenti i FSHF është kërcënuar nga presidenti i Klubit “Iliria”, dy futbollistë dhe disa persona të tjerë.

weeeewewe

Në lidhje me  ngjarjen janë vënë në pranga presidenti i klubit “Iliria”, Nazmi Selmani, dy futbollistët, Santiano Selmani e Brajan Selmani dhe shtetasit Redian Loci e Petrit Selmani.

Sipas gazetarit, Igli Çelmeta, presidenti i klubit “Iliria” ka kërcënuar Dukën se pse nuk i merr djalin te Kombëtarja. Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portierin e ekipit të Tiranës.

Kujtojmë që Gentian Selmani ka qenë pjesë e të gjitha moshave të Shqipërisë, ndërsa ka bërë edhe katër paraqitje me kombëtaren A.

 

© Panorama.al

Te lidhura