Pse i the që të thashë? – DeputetËt lule më lule DeputetEt degë më degë

Jan 29, 2012 | 11:43

Po jua themi që në fillim. Kjo nuk ka qenë java optimale për thashetheme, kështu që edhe mund ta ndërprisni këtu leximin. Jo se nuk ka patur, ka gjithmonë, po nuk jua ka patur njeri terezinë. Do thoni ju, e për çfarë po na drejtohesh atëherë?! Nuk thashë që jam shterpë fare jo. Thashetheme ka gjithmonë. I referohesha predispozitës sime për t’ua varur. Po me gjthë rrëmujërat e javës, njërit nuk i shpëtova dot, jo për gjë po nuk ishte as nga ata që mund të bësh indiferenten! Qoftë edhe për kuriozitet, sa për të patur material, në muhabet tavoline. Leqë është nga ato që ta mbërthen veshi vetë njëherë. Kudo që ta kesh mendjen, stopohesh për pak, merresh me të, pastaj mbetesh prap aty… jo pra kjo është e keqja se si kthehesh më aktivitetit të mëparshëm. Këtë gjë ju mund ta bëni vetë sepse siç thashë që në fillim, asnjë terezi nuk kasha gjatë javës për t’u marrë. Dëgjova vetëm kaq: Jeta bashkëshortore e një deputeteje të Partisë Demokratike është në krizë! Si kaq?! Po mirë pra e mora vesh edhe emrin, po nëse jua thash ç’u ngeli ju për të zbuluar. Me çfarë do merreni ditët në vazhdim. Pastaj ato të shkreta nuk janë as shumë. Po ta vrisni pak mendjen, me ndonjë ndihmë të vogël, andej këtej, e gjeni. E mirë mirë, po ju japim ca ndihma të vogla. Alternativat e ndarjes mund të jenë disa. 1-Që ajo ka një tjetër, po të sërës së saj, aty vërdall d.m.th. 2- Që çifti nuk ka mospërpëuthje për shkak të tipit të saj jo fort të lehtë për t’u përballuar dhe 3-Që ajo gjthmonë ka pasur një tjetër. Që ta ketë tradhëtuar ai, nuk se quhet, por gjithsesi po e përfshijmë nëjher sa për të mos e lënë atë të shkretin fare jashtë loje. Kaq nga PD!
Nga PS-ja, një nga djalmoshat e rinj, ka kohë që po qarkullon dukshëm me një “të jashtme”. Ai thotë që gruan e ka ende, gjithnjë e ka pasur. Asnjëherë nuk e ka mohuar, megjithëse shpesh gazetarët e kanë pyetur, për shkak të dyshimeve të shumta që kanë qarkulluar lart e poshtë. Madje edhe është botuar diçka rreth këtij dyshimi, por referencat nuk është se kanë qenë fort të besueshme. Por tani ato kanë ndryshuar. Djelmosha është parë shpesh në ambiente publike, me gjeste të ngrohta e fjalë pëshpëritëse ndaj zonjushës më të madhe në moshë se ai. Ku e dimë?! Epo qëlloi t’i shihnim një ditë tek hanin ëmbëlsirë me dy lugë të vogla nga e njëjta pjatë, në një ambjent me drita të ulëta. Pastaj pyetëm, se helbete, dhe doli që ky ishte thashethem i vjetër. Ohu, e dinin të gjithë. Kështu që e kishim me gjithë mend kur ju tham në fillim se kjo javë nuk ka patur muzë për thashetheme. I vetmi ishte i pari. Siç e patë, apo siç mund ta dini, ky tjetri ishte ca i konsumuar.

© Panorama.al

Te lidhura