Pse i the që të thashë? Ç’u bënë kështu këta njerëz!

Jan 8, 2012 | 14:21
Redon Makashi

Pushuat ndonjë çik këto ditë apo si latë llafet prapë? Janë të ëmbla të shkretat. Të tërë që thonë: as merrem fare me këto punë, aty i ke: hë ç’u bë e ç’u tha. Tani të thekur edhe mund të mos jenë, po asnjë nuk thotë: tutje! Bie fjala, pasi keni dalë e jeni shkundur në ditët e festave, pse s’keni llomotitur një çik kush ishte atje, me kë ishte ai, pse ish vetëm ajo e si këto?! Keni bërë që ç’ke me të. Jo se nuk do ishit të zakonshëm në rast të kundërt. Le që merret vesh tani se ç’është e zakonshme. Pasi dilja një ditë nga një banjë hidromasazhi, ulem në një kafe. Të pranishmëve ju duka shumë e çuditshme. “Ç’paske kështu ti?”, më thanë. Isha thjesht e çlodhur, e qetë, por kjo nuk ishte fare normale. Mirë e patën, si mund të jetë robi normal në këtë zallamahi?! E nejse, dalim nga kafeneja, dhe shoh njërën prej kafexheshave të përshëndetet me Kristin. E mo Kristin, e mbani mend, Kristi Popa që ishte të “Ethet e së Premtes” në juri. Hë, s’ju kujtohet prapë ëë?! E mirë, atë thamë edhe ne, po ky si tip i çuditshëm, nga bëhet? Ai i shkreti në punë të vet, po hajde gjeje. Po aq u desh e informacionet plasën. Kristi qenkësh tërhequr krejt nga pjesa e komercializmit, ishte martuar, ishte sistemuar me një vajzë 17 vite më të re se vetja e jep leksione në Lice. Tani… se ka zgjedhur, se kështu i vajtën

Dafina Zeqiri me ish-bashkëshortin

punët…, ne nuk e dimë, kaq na thanë. Po pak gisht do kenë edhe dëshirat e tij, se mund të kishte zgjedhur të ishte si Bojken Lako për shembull, që bën-ç’bën, martohet, ndahet, prapë te aventurat shkon. Po do ti pastaj që lista e këtyre të fundit ishte ca e gjatë. Në mënyra të ndryshëm po secili është i pa ‘sistemuar’. E na u kujtua Red Makashi, nja dy vite më i madh se Kristi, 42 vjeç. Po siç duket vitet që po kalojnë, vetëm sa po e bëjnë konfuz Redin, se gjë në vijë nuk ka. E po kështu Tan Imami, Kujtim Prodani e me radhë. Madje frymëzuar nga një deklaratë e Anita Takes diku në një ekran, ku shprehte shqetësimin për të birin, kemi tentuar të bëjmë bashkë mamatë me hall të njëjtë, por djemtë nuk i linin. Kështu, siç e shihni, na devijoi ca muhabeti, se e kishim te kriteret e normales. Po tek e fundit edhe këta bëjnë pjesë, njeriu sistemohet tani, ç’është kjo! Nga një anë, kur mendon Dafina Zeqirin që ka rënë në depresion

Kristi Popa

për shkak të divorcit, se kanë keq. Jeta është bërë e vështirë. Nuk merret vesh më.  Imagjino, ti del nga një seancë masazhi, pa le se ku të fluturon koka nëpër re, as do të dish më se ç’bëhet përreth, tjetri të thotë: Ç’paske kështu ti, s’qenke mirë më duket!

ANI JAUPAJ

© Panorama.al

Te lidhura