“Pse doje ta vrisje Oti Kilën?” – Diskutimet mes Erion Alibej dhe Henrik Hoxhës në gjyqin në GJKKO! Rrëfimi i të penduarit: Nuredin Dumani se ç’thoshte për një lidhje…

Feb 12, 2026 | 20:07

Zbardhen diskutimet e zhvilluara në seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për dosjen “Plumbi i Artë”, ku pati përplasje mes të penduarit të drejtësisë Henrik Hoxha dhe të pandehurit Erion Alibej.

Erion Alibej, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj
Erion Alibej, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

Gjatë seancës, Alibej e pyeti Hoxhën lidhur me planin për vrasjen e Elton Kilës, i njohur si Oti Kila, dhe nëse bisedat me Nuredin Dumanin për ekzekutimin ishin zhvilluar gojarisht apo përmes aplikacioneve të komunikimit.

I pyetur nga Alibej për arsyet e mundshme të porosisë për vrasjen e Oti Kilës, Hoxha u shpreh se Dumani kishte përmendur “një lidhje”, por theksoi se nuk kishte dijeni të qartë për motivin.

Ky i fundit është shprehur se bisedën për të kryer këtë vrasje e ka kryer me Nuredin Dumanin gojarisht në Elbasan, ndërsa më pas e kanë komunikuar edhe nëpërmjet aplikacionit.

“E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bije ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërvve Haxhia. Herën e dytë, që u ndërmorën veprime e kemi diskutuar në aplikacion.“, tha ai.

I pyetur për arsyen e mundshme se përse Nuredin Dumani e kërkonte të ekzekutuar personin në fjalë, Hoxha tha se “Nuredini se c’thoshte për një lidhje. S’e di mirë.”

“Nuredini se c’thoshte për një lidhje. S’e di mirë.”, tha Hoxha.

Pjesë nga diskutimi:

Erion Alibej: Bisedën me Nuredinin për vrasjen e Oti Kilës e ke bërë gojarisht apo në aplikacion?

Henrik Hoxha: E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bije ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërvve Haxhia. Herën e dytë, që u ndërmorën veprime e kemi diskutuar në aplikacion.

Erion Alibej: Pse doja ta vrisja Oti Kilën, sipas Nuredinit?

Henrik Hoxha: Nuredini se c’thoshte për një lidhje. S’e di mirë.

Erion Alibej: Kam qenë prezent, bashkë me Nuredinin, kur është bërë biseda në aplikacion për Sokol Sanxhaktarin.

Henrik Hoxha: Tani, unë po them ca më ka thënë Nuredini. Se është palaço ai ca të bëjmë.

Erion Alibej: Kur ke shkuar në Elbasan, që të priti dikush me C-Class gri. Skerdi Tasi tha se ai ishte kunati i Alibejt. E njeh kunatin tim.

Henrik Hoxha: Jo, nuk e njoh.

© Panorama.al

Te lidhura