PS thirrje KQZ-së: Rezultatet sa më shpejt

May 15, 2011 | 13:58

Partia Socialiste i kërkoi sot Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të mbyllë dhe të deklarojë sa më shpejt rezultatet për bashkinë e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko tha se “shpresoj që në respekt të ligjit KQZ të marrë një vendim sa më shpejt”

Ai paraqiti para mediave procesverbalin e fundit, nga numërimet në njësinë nr.5, ku kandidati i “Aleancës për të ardhmen” Edi Rama fiton me një diferëncë prej 66 votash, që në rezultatin përfundimtar e nxjerr atë fitues me një diferencë prej 10 votash. Majko tha se, procesverbali i fundit është firmosur me shumë respekt nga komisionerët e PS-së por edhe ata të Partisë Demokratike.

Ai i bëri thirrje, kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe kandidatit të “Aleancës për qytetarin”, Lulzim Basha që të respektojnë firmat e komisionerëve.

Majko ftoi të gjithë publikun shqiptarë që të ketë qetësinë dhe gadishmërinë për ta ndjekur këtë proces hap pas hapi.

© Panorama.al

Te lidhura