PS refuzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, zbardhet raporti i plotë: Nuk ka akuzë për korrupsion, s’ekziston as rreziku i arratisjes apo prishjes së provave

Mar 9, 2026 | 13:25

Panorama Online ka siguruar raporton e plotë të mazhorancës socialiste në Këshillin për Imunitetin dhe Mandatet, ku i kërkohet seancës plenare që të mos votohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut me qëllim arrestimin e saj.

rama raporti balluku

Në raportin e plotë thuhet se ndër të tjera se për Belinda Ballukun nuk ka akuzë për korrupsion, madje theksohet se nuk ekziston as rreziku i arratisjes apo prishjes së provave, ashtu siç pretendon SPAK.

“Për rrjedhojë, masa e sigurimit personal e pezullimit nga detyra si anëtare e Këshillit të Ministrave nuk prodhon më asnjë pasojë juridike reale. Në të njëjtën linjë arsyetimi, edhe narrativa mbi të cilën Prokuroria e Posaçme ka ndërtuar kërkesën për aplikimin e masave më të rënda të sigurimit personal si rreziku i prishjes së provave, i arratisjes apo i kryerjes së një vepre tjetër penale mbetet thelbësisht hipotetike për sa kohë lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e funksioneve ekzekutive që deputetja në fjalë nuk i ushtron më”, thekson Raporti.

PO ashtu në raport theksohet se Kuvendi nuk ka kompetencë të gjykojë fajësinë dhe as të zëvendësojë gjykatën.

“Ai ushtron një filtër kushtetues. Dhe ky filtër nuk është dhe nuk mund të jetë formal. Ai është një mekanizëm thelbësor për ruajtjen e balancës institucionale dhe për respektimin e rolit që Kushtetuta i ka dhënë pushtetit legjislativ në raport me pushtetet e tjera”.

RAPORTI I PLOTE

Sipas Raportit të socialistëve nga materialet dhe informacioni i paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, “nuk rezulton të jetë paraqitur ndonjë rrethanë e re konkrete dhe aktuale, e lindur pas caktimit të masës ekzistuese të sigurimit personal, që të tregojë se kjo masë është bërë e pamjaftueshme për qëllimet e procedimit pena”. 

Në këto rrethana, thekson raporti, “pretendimi për rëndimin e nevojave të sigurimit nuk rezulton të përmbushë standardin procedural të kërkuar për zëvendësimin e masës së sigurimit persona”.

© Panorama.al

Te lidhura