TIRANË- Kryesia e Partisë Socialiste ka ndarë qarqet për anëtarët e kryesisë, të cilët do të jenë përgjegjës tashmë e tutje për organizimin në to.
Në listën paraprake që bëhen me dije nga burime brenda mbledhjes mësohet se do të ketë ndryshime në mbulimin e deritanishëm që ishim mësuar.
Kështu, Ben Blushi nga qarku i Korcës që ka mbuluar më parë, tashmë do të kalojë me mbulimin e qarkut të Elbasanit, se bashku me Damian Gjiknurin.
Deputetja Eglantina Gjermeni është vendosur përgjegjëse në Durres, se bashku me vangjush Dakon, ndërkohë që Ditmir Bushati në Pukë dhe Malësi të Madhe.
Ndryshime në zonat e mbuluara do të kenë edhe deputetet Valentina Lesakj që kalon në Vlorë se bashku me Fatmir Xhafaj dhe Arta Dade në Tiranë, se bashku me Sajmir Tahirin.
Në Dibër Shkëlqim Cani dhe Pandeli Majko, në Fier Bashkim Fino dhe Armando Subashi, në Berat Namik Dokle , në Lezhë Lindita Nikolla, Shkodër Mimi Kodheli dhe Ditmir Bushati dhe në Gjirokastër Arben Isaraj dhe Arben Ahmetaj.
Ndërsa për emrat e Asamblesë të cilët janë ndarë sipas zonave që jetojnë edhe pse nuk janë prezent në parti, janë edhe ish-kryeministri socialist Fatos Nano, ish-presidenti Rexhep Maidani dhe ish-deputeti Musa Ulqini.
© Panorama.al











