Mitingu i PS, Rama: Për ne, asgjë e pamundur

May 6, 2011 | 19:34

TIRANË- “Ju garantoj se nesër do të mbërrijmë aty ku na con parafytyrimi ynë se asgjë nuk është e pamundur për ne”.

Me këtë premtim kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në garë për mandatin e katërt ka nisur fjalën e tij në mbyllje të fushatës së “Aleancës për të ardhmen”.

Për Ramën, kjo aleancë është e vetmja rrugë, rruga e cdo njeriu të zakonshëm që beson te Shqipëria, te energjia dhe talenti i këtij populli të mrekullueshëm, te mundësitë e jashtëzakonshme të cdo fëmijë te këtij qyteti, që beson te puna, ndershmëria dhe bashkejetësa qytetare.

Rama ka premtuar vazhdimin e endrres, heqjen e të gjitha tatimeve te qeverisë cdo biznesi të vogël, duke deklaruar se jane ata që bëjnë motorin e fuqishëm të ekonomisë familjare shqiptare. “Do t’i japim shtysë energjisë sipërmarrëse dhe dhuntive të shqiptarëve për t’u marrë me biznes”- tha Rama.

Sipas Rames, cdo prind i ketij qyteti duhet te votoje ashtu si cdo prind ne gjithe vendin per “Aleancen per te ardhmen”, sepse asnje prind qe vertet e do femijen e tij dhe do me te miren per te, nuk mund te toleroje kercenimin e mesuesit te femijes se tij.

Ai ka kerkuar vote ne emer te 1 milione te papuneve, duke akuzuar kreun e qeverise si te paafte per te drejtuar qeverine. “Saliu nuk eshte kryeministri i Shqiperise, por perfaqesuesi i nje qeverie te kthyer ne regjim, qe flet gjithe diten per ju e punon naten vetem per veten”- tha Rama.

Partia Socialiste mbyll fushatën në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Kreu i PS-së, Edi Rama, shoqëruar nga djali, Gregori, bashkëshortja e tij, Linda, vajza e saj, dhe përfaqësues të opozitës janë pritur me entuziazëm nga të pranishmit që kanë mbushur këtë ambient.

Një nga një kanë mbërritur edhe kandidatët e “Aleancës për të ardhmen”, për njësitë bashkiake të Tiranës dhe bashkitë në rrethe. Mitingun e ka hapur kandidati për bashkinë e Kamzës, Rakip Suli. Ne fjalen e tij ai ka garantuar zgjedhesit e Kamzes se askush nuk do te cenoje vullnetin e tyre dhe voten e lire. Pas tij, kane dhene mesazhet e rastit kandidati per Voren dhe Kavajen.

“Me daten 8 maj bashkia e Kavajes do t’i kthehet qytetareve”- ka thene Elvis Roshi, duke premtuar clirimin e qytetit nga klani qe deri me sot eshte qeverisur.

Regjisori dhe aktori Hervin Culi ka ftuar qytetarët të votojnë “Aleancën për të ardhmen”, për t’i thënë “boll më” Berishës.

“Edhe një hap na ndan nga shkëputja përfundimatre me Sali Berishën, e jo vetëm me të,  por me dallkaukët, matrapazët, servilët, që ditë për ditë mbysin televizionet tona për të na helmuar jetën tonë. Por ne do t’i themi boll më. A i keni parë si janë mbledhur si grerëzat afër Saliut, kanë 20 vjet që trafikojnë interesat në kurriz tonë. Po pseudo intelektualët i keni parë, si ngërdheshen përditë në TV sikur e duan shumë Tiranën, ku ishin këta kur në Gërdec u vranë 26 vetë; Kur në 21 janar u vranë 4 të tjerë, ku?”- tha Culi.

Me tej me radhe kane hipur ne skenen e improvizuar te 11 kandidatet per njesite bashkiake te Tiranes.

© Panorama.al

Te lidhura