PS: Saliu ka dështuar, PD: Keni bllokuar statusin

Aug 15, 2012 | 13:28
Blendi Klosi dhe Silvi Bardhi

TIRANE- PD dhe PS shkëmbyen edhe sot akuza në distancë për çështjen e heqjes së imunitetit.

Deputeti socialist, Blendi Klosi akuzoi kryeministrin, Sali Berisha se ka dështuar në qeverisje, në përmbushjen e kërkesave të BE-së apo me zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Vetëm pak minuta më vonë në një dalje para gazetarëve, zëdhënësja e PD-së, Silvi Bardhi nga selia blu akuzoi kreun e opozitës, Edi Rama se po bllokon për të tretin vit radhazi statusin e vendit kandidat, duke i shkaktuar vendit dëme të pallogaritshme duke mos votuar heqjen e imunitetit.

Ndërsa Klosi tha se kryeministri Sali Berisha gënjen për imunitetitn, Bardhi theksoi se “ata nuk mund të pranojnë heqjen imuniteteve, sepse janë të tmerruar nga qindra- miliarda lekë të kupolës së partisë.”

PD tha Bardhi e konsideron heqjen e imunitetit jetike për të ardhmen euroipiane të shqiptarëve, ndaj do të jenë shqiptarët, shtoi ajo, që me referendum do të shembin imunitetin.

Klosi lëshoi akuza të tjera në drejtim të kryeministrit, Berisha si për drejtësinë, turizmin, gjendje e sigurisë në vend, SHISH, etj.

 

© Panorama.al

Te lidhura