PS kërkon përjashtimin e Agron Shehajt nga punimet e Kuvendit, shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës! Kur pritet të merret vendimi

Mar 4, 2026 | 13:03

Mbledhja e Sekretariatit të Etikes, ku do të merrej vendimi për masën disiplinore të kërkuar nga PS për Agron Shehajn është shtyrë për nesër në orën 9:00.

debate kuvend shehaj (1)

Kujtojmë që 10 deputetë socialistë i kanë drejtuar Komisionit të Etikës, duke kërkuar përjashtimin me 20 ditë të deputetit nga punimet e Kuvendit.

Socialistët argumentojë se deputeti i Partisë Mundësia ka përdorur fjalë fyese gjatë seancës si dhe ka penguar zhvillimin e saj.

Çfarë ndodhi në seancën e së hënës?

Deputeti Shehaj u përplas me socialistët për protestat e banorëve të fshatit Rrjoll, të cilët janë ngritur kundër ndërtimit të resortit nga kompania “Genner 2”, dhe u përjashtua nga seanca plenare.

Pasi mbaroi fjalën e tij, Shehaj fillimisht nuk po lironte foltoren, ndërsa më pas iu afrua socialistëve në tavolina duke i treguar foton e një 19-vjeçari të dhunuar nga policia në Rrjoll.

“Plasi sytë këtu, po mbron pronën e vetë”, tha ai duke i bërtitur pranë fytyrës Taulant Ballës, ndërsa nënkryetarja e Kuvendit i komunikoi më pas masën e përjashtimit nga seanca plenare.

© Panorama.al

Te lidhura