PS, thirrje OSBE/ODIHR: Po bllokohet numërimi

May 9, 2011 | 21:13

TIRANE- Partia Socialiste ka denoncuar sot atë që e ka quajtur strategji të qëllimshme të koalicionit të turpit për bllokimin e procesit të numërimit.

Në një konferencë për shtyp nga selia e PS, Mimi Kodheli tha se procesi po shoqërohet me vonesa të qëllimshme dhe të pajustifikueshme, duke u ndalur te komisionerët e mazhorancës te cilet sipas saj janë duke sabotuar numërimin.

PS i ka bërë thirrje OSBE/ODIHR që të zgjasë mandatin e vëzhguesve afatshkrurtër, pasi sipas saj, synimi i Berishës është që të  ngadalësojë procesin derisa të mbarojë misioni i vëzhguesve, me qëllim që të manipulojë procesin.

Sipas Kodhelit, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po luan një rol kriminal duke publikuar rezultate që nuk kanë asnjë lloj tranparence.

Kodheli theksoi edhe njeherë fitoren e bindshme të Edi Ramës në Tiranë, dhe të “Aleancës për të ardhmen” në të gjithë Shqipërinë.

 

PS fiton disa bashki,Kodheli:Rama,10% më shumë

Partia Socialiste ka deklaruar sot fitoren në disa bashki te vendit, duke shprehur epersine, qe sipas saj do shpjere ne fitore, ne disa te tjera ku procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende.

Në konfrencen e pare per shtyp te dites se sotme, deputetja Mimi Kodheli, nga selia e PS-se konfirmoi se kreu socialist, Edi Rama kryeson me 10 përqind të votave në 7 minibashki të kryeqytetit.

“Para pak mbaroi numërimi në Himarë është vulosur fitorja në Rrëshen Ersekë, Përmet dhe Gramsh. Jemi në rrugën e fitores në Elbasan, Korçë, Fier, Lushnjë, Gjirokastër ndërkohë që numërimi i votave sapo ka nisur në Durrës dhe Pogradec ku pritet fitore”, tha Kodheli.”- tha Kodheli.

Sipas Kodhelit, këto zgjedhje janë fituar nga qytetarët. Ajo ka deklaruar se ka një fitore të gjerë të Aleancës për të Ardhme që sipas të gjitha të dhënave do të shkojë duke u zgjeruar.

© Panorama.al

Te lidhura