TIRANE- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se suksesi i konsensusit të arritur nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për Kodin Zgjedhor do të provohet në zgjedhjet e vitit 2013. Tashmë, tha Vasili, ne jemi përpara një kompromisi të arritur.
“Kompromisi për Reformën Zgjedhor ka një sprovë të së vërtetës në zgjedhjet e ardhshme. A do t’i rezistojë provës së zgjedhjeve me sukses, për të prodhuar zgjedhje të pakontestuara, transparente, me rezultat më të shpejtë, etj? Përgjigjen do ta marrim në zgjedhjet e vitit 2013.”- tha Vasili.
Vasili doli para gazetarëve për të folur lidhur me Konventën Kombëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila do të mbahet në shtator, ku na bazë të parimit 1 anëtarë një votë do të zgjidhet kryetari i LSI-së.
Do të jenë rreth 1508 delegatë nga e gjithë Shqipëria që do të votojnë për zgjedhjen e kryetarit të ri të LSI-së. Deri në këto momente, kreu aktual i LSI-së, Ilir Meta është i vetmi që ka konfirmuar se do të rikandidojë për këtë post.
Vasili theksoi se LSI do të vijë më një formulë të re në kuotimin e përfaqësimit, duke shtuar se, 30% e përfaqësimit do të vijë nga Lëvizja Rinore për Integrim, duke iu dhënë kështu mjaft hapësira të rinjve.
© Panorama.al











