Protestuesit u drejtuan drejt Policisë së Shtetit, Berisha: Aty është kryebanditi Ilir Proda! S’do të ketë të ardhme si Rama

Feb 28, 2026 | 19:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se protestuesit janë drejtuar drejt Policisë së Shtetit, sepse aty ndodhet Ilir Proda, të cilin e cilësoi si një kryebandit.

Kryedemokrati u shpreh se ai nuk do të ketë të ardhme sikurse kryeministri Edi Rama. Sipas Berishës, në zyrë të Prodës është edhe Ergys Agasi, duke iu referuar akuzave që ai ka përmendur më herët ndaj tyre.

“Aty është një nga kryebanditët e narkoshtetit që quhet Ilir Proda. Ndaj dhe shkon revolta, kryengritja për t’i thënë që aq sa ka të ardhme Edi Rama, aq ke edhe ti. Je një shërbëtor, një mercenar i tij.Aty është natyrisht në zyrën e tij edhe Ergys Agasi. Janë bashkë ata.

Ndaj dhe shkojmë aty për t’i shënjuar.Kjo nuk është ndaj policëve të thjeshtë, ju e keni parë qëndrimin tonë ndaj tyre, por ndaj këtij banditi që përbën dhe një nga njerëzit më të rrezikshëm të narkoshtetit. Ne shkojmë gjer atje.”, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura