Protesta që po jep leksione qytetarie, 22 ditë në shesh e rrugë pa një xham të thyer, qytetarët pastrojnë vetë sheshin! Rama ankohet për 10 bidonë uji

Jun 22, 2026 | 8:08

Protestat paqësore të zhvilluara në Tiranë kanë hyrë tashmë në javën e katërt, me marshime dhe tubime të përditshme ku marrin pjesë mijëra qytetarë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës nga pushteti.

proteste 44

Ajo që bie në sy nuk është vetëm numri i pjesëmarrësve, por fakti se pas më shumë se 20 ditësh protestash nuk raportohet asnjë valë vandalizmi nga protestuesit qytetarë, as xhama të thyer e as dëmtime të pronës publike.

Përkundrazi, pas përfundimit të tubimeve, shumë pjesëmarrës qëndrojnë për të mbledhur mbeturinat dhe për të pastruar hapësirat publike ku kanë protestuar.

Një kulturë e tillë qytetare të kujton më shumë shembujt e njohur nga Japonia, ku qytetarët njihen për disiplinën dhe kujdesin ndaj mjedisit.

11
Pamjet e publikuara nga Rama

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ankohet për 10 bidonë uji në shesh, që pastrohen nga shërbimet e bashkisë. Kreu i qeverisë ka publikuar disa sekonda pamje, ndërsa shkruan: “Një natë në kryeqytet, si metafora e fundit të një proteste që nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…”.

Ndërkohë Rama ka publikuar edhe një deklaratë, ku sipas tij një nga organizatorët ka deklaruar se “ka grupe greke dhe serbe të infiltruara në protestë”.

Më pas kreu i qeverisë komenton kështu: “Ouuu….. Po ky vetë?! Avash avash, të gjithë do dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme”

© Panorama.al

Te lidhura