VIDEO/ Pas tensioneve te Kryeministria, marshimi i Berishës me mbështetësit zhvendoset te institucionet e tjera

Mar 22, 2026 | 19:07

Kreu i PD-së Sali Berisha doli rreth orës 18:35 nga selia blu për të nisur marshimin drejt Kryeministrisë.


Protesta e thirrur në orën 18:00, nisi me vonesë, rreth orës 18: 40.

Sakaq kryedemokrati u shoqërua nga deputetë Boçi, Noka e të tjerë së bashku me mbështetës demokratë dhe militantë drejt vendit ku u thirr protesta.

Më tej, pas tensioneve në Kryeministri ku protestuesit hodhë molotovë dhe fishekzjarre, policia iu kundërpërgjigj me ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës.

Protesta u zhvendos më pas te institucionet shtetërore.

© Panorama.al

Te lidhura