Protesta e opozitës, policia: U përshkallëzua në akte dhune! Mbetën të lënduar 6 efektivë, ndodhen në spitalin e Traumës

Mar 22, 2026 | 21:44

Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike, i cili, sipas uniformave blu, u përshkallëzua në akte dhune ndaj forcave të rendit.

protesta e opozites perplasje policia (10)

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e përplasjeve janë lënduar gjashtë punonjës policie.

Të plagosurit, efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Policisë Rrugore, po marrin trajtim mjekësor në Spitali i Traumës dhe në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Po ashtu, Policia e Shtetit thotë se kishte marrë masa për ruajtjen e institucioneve, rendit dhe sigurisë publike dhe thekson se ‘mbetet tërësisht e angazhuar, për të garantuar ushtrimin e së drejtës qytetare për të protestuar’.

Policia e Shtetit

Gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, i cili u përshkallëzua në akte dhune ndaj forcave të rendit, u lënduan 6 punonjës policie.

Të dëmtuarit, përkatësisht efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe Policisë Rrugore, po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe në QSUT. Gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Shtetit, gatë tubimit u bëri thirrje, nëpërmjet Qendrës së Zërit, pjesëmarrësve në tubim të mos ushtronin akte dhune dhe të mos sulmonin punonjësit e Policisë me bomba molotov dhe lëndë piroteknike, por një pjesë e pjesëmarrësve sulmuan punonjësit e Policisë.

Policia e Shtetit kishte marrë masa për ruajtjen e institucioneve, rendit dhe sigurisë publike dhe mbetet tërësisht e angazhuar, për të garantuar ushtrimin e së drejtës qytetare për të protestuar.

Njëkohësisht, dënon me forcë aktet e dhunës së përsëritur ndaj punonjësve të Policisë në krye të detyrës, si dhe ndaj institucioneve shtetërore.

© Panorama.al

Te lidhura