Protesta e opozitës më 22 mars, Ambasada amerikane: Situata mund të përshkallëzojë! Qytetarët amerikanë të jenë vigjilent

Mar 19, 2026 | 19:04

Opozita do zhvillojë protestën e radhës më 22 mars në ora 18:00. Sakaq, ambasada amerikane në Tiranë ka nxjerrë një njoftim për qytetarër amerikanë që të shmangin zonat e protestës dhe të grumbullimeve.

ambasada amerikane-US embassy

Sipas njoftimit, zonat e protestës mund të zgjerohen në të gjithë Tiranën dhe situata mund të përshkallëzojë. Ambasada bën thirrje shtetasve amerikanë të shmangin këtë aktivitet dhe të tregojnë kujdes për rrethinën e tyre.

Njoftimi i Ambasadës amerikane në Tiranë:

Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” midis Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza

Data/Orari: E diel, 22 mars 2026, ora 18:00

Ngjarja: Një protestë pritet të zhvillohet të dielën, më 22 mars 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Protesta mund të shtrihet edhe në zonat përreth. Pritet shtim i prezencës policore, mbyllje rrugësh dhe bllokime të trafikut në orët para dhe gjatë zhvillimit të protestës. Personelit të Ambasadës së SHBA-së i është rekomanduar të shmangë pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Ndiqni mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve ligjzbatuese për informacionet më të fundit.

Ndërsa protestat dhe grumbullimet e mëdha shpesh nisin në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në rrugët përreth dhe pranë institucioneve qeveritare, duke shkaktuar devijime trafiku dhe bllokime rrugësh. Rekomandimi i përgjithshëm është të shmangen zonat e protestës. Nëse ndodheni në qytet, qëndroni vigjilentë dhe jepni përparësi sigurisë personale. Forconi masat tuaja të sigurisë duke ndjekur këto këshilla:

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Qytetarëve amerikanë u rekomandohet të shmangin këtë aktivitet

Tregoni kujdes për rrethinën tuaj

Kufizoni shpërqendrimet si telefonat apo kufjet në ambiente publike

Ndiqni mediat lokale

Keni gjithmonë një plan emergjence ose dalje alternative

Mbani profil të ulët

© Panorama.al

Te lidhura