Protesta e demokratëve, reagon Kryeministri Rama: Opozita me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës, kurse Shqipëria…

Feb 28, 2026 | 19:43

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar protestën e radhës së opozitës, e pesta kombëtare, që po zhvillohet aktualisht në rrugët e Tiranës.

12

Në një postim në rrjetin social X, kryeministri ka ndarë dy fotografi nga sulmet amerikano-izraelite në Teheran, si edhe një kosh që ka marrë flakë nga molotovët që hodhën protestuesit në Tiranë.

Ai shkruan se ndërsa është me botën e lirë kundër regjimit të Iranit, opozita shqiptare është me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës.

“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës“, shkroi Rama.

© Panorama.al

Te lidhura