Drejtues dhe pronarë autobusësh janë grumbulluar sërish këtë të martë jashtë ambienteve të Këshillit Bashkiak të Vlorës, ku kërkojnë të hyjnë në mbledhje për të ngritur shqetësimin e tyre lidhur me vendndodhjen e terminalit të autobusëve, i cili pritet të vendoset në hyrje të qytetit.
Në një moment është shënuar tension, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda sallës së mbledhjes, por janë ndaluar nga Policia Bashkiake.
Si pasojë, është njoftuar edhe Policia e Rendit. Aktualisht, pronarët e autobusëve ndodhen ende jashtë ambienteve të këshillit, në pritje për t’u lejuar të hyjnë brenda.
Njëri prej pronarëve të autobusëve u shpreh se ata nuk janë kundër një terminali, por kundër vendndodhjes së propozuar.
“Të na japin një stacion tjetër ku duam ne, jo ku duan ata, brenda kuadrit ligjor që të jetë në shërbim të qytetarëve, të autobusëve dhe të komunitetit. Zhvendosja te rruga e burgut, në radhë të parë është largësi, urban nuk ka për të ardhur qytetarët. Mjetet palicencuara lulëzojnë aty. Protestat do vijojnë, do bllokojmë rrugën. Është turp”, tha ai.
© Panorama.al















