Promovuesi i pavarësisë së Kosovës, në burgun e Eritreas

Sep 9, 2011 | 18:21

James Berisha promovuesi me avion i pavarësisë së Kosovës nëpër botë, që deri pak ditë më parë nuk i dihej destinacioni, është lajmëruar në burgun e Eritreas.

Shteti afrikan në verilindje të kontinentit, po mban në burg Berishën, ndërsa ende nuk dihet se çfarë akuze ngrenë autoritetet e Eritreas kundër tij.

Mësohet se qeveria e Kosovës, përmes kontakteve ndërkombëtare po synon të ndikojë në lirimin e tij.

Ministri i Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj i ka shkruar së fundmi një letër ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Ëersterëelle-  me shpresën që ky i fundit të thotë një fjalë të mirë për lobistin e qiellit, James Berisha.

James Berisha ka kaluar disa vështirësi në turin e tij, në Uganda atij nuk iu lejua të zbriste, ndërkohë që në Sudan ai i mbijetoi shumë mirë një zbritjeje urgjente.

39 vjeçari  ka gati dy vjet që fluturon në të gjithë botën me të vetmin qëllim: të bindë qeveritë e vendeve të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine që të njohin Kosovën si shtet të pavarur.

 

© Panorama.al

Te lidhura