Prokuroria: Të pezullohet kreu i policisë bashkiake

Sep 21, 2011 | 15:10

TIRANË- Prokuroria i është drejtuar sot Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pezullimin e kreut të plicisë bashkiake të kryeqytetit, Florenc Hoxha.

Kërkesa është bërë pas denoncomit nga dy ish inspektore të bashkisë, të cilat kanë paditur për dhunë pikërisht kreun e bashkiakes, Hoxha.

Sipas kërkesës së bërë nga Prokuroria, pezullimi i Hoxhës të bëhet deri në përfundimin e hetimeve që kanë nisur në ngarkim të tij.

© Panorama.al

Te lidhura