Prokuroria deklaroi sot se çdo material kallzimi i paraqitur nga ILDKP është vlerësuar me seriozitet dhe ai ka marrë rrugën gjyqësore çdo herë që kanë ekzistuar elementet për të ngritur një akuzë penale ndaj subjekteve, duke shtuar, se është pushuar ndjekja penale në ato raste kur këto elemente në kuptim të ligjit nuk kanë ekzistuar.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Prokuroria ka shpjeguar se nga 5302 deklarata pasurie të zyrtarëve të lartë që ka administruar Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë për vitin 2010, në Prokurori janë paraqitur 18 kallëzime penale.
Sipas Prokurorisë, 6 nga këto kallëzime kanë qene për kryetarë komunash, 2 për doganierë, 3 për ish doganierë, 1 ish deputet, 1 ish zevendës ministër, 2 punonjes nga drejtoria e Tatimeve, 1 punonjes nga Ministria e Transporteve, 1 regjistrues i Pasurive të Paluajtshme, 1 ish përmbarues.
“Nga këto 18 raste të paraqitura, në 5 prej tyre është vendosur mosfillim I procedimit penal sepse, nuk ishin konsumuar masat administrative më parë nga vetë ILDKP, ( për rastet kur subjektet nuk kishin pranuar të deklaronin pasurinë e tyre), parakusht i domosdoshëm për ushtrimin e ndjekjes penale. Mbi këtë bazë janë regjistruar 13 procedime penale nga të cilat, 9 janë çuar për gjykim duke u ngritur akuzat ndaj zyrtareve te kallzuar, 3 janë pushuar dhe 1 është ende nën hetim”- shpjegon Prokuroria në deklaratën e saj për shtyp.
Me tej ne deklarate, thuhet se Prokuroria është e vendosur për të luftuar vendosmërinë e saj në luftën pa kompromis kundër fenomeneve të korrupsionit në administratën e lartë publike e shtëtërore, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim të institucioneve publike.
Sipas Prokurorisë, ILDKP duhet të fokusohet në hetimin e tij administrativ drejt pasurive të zyrtarëve të nivelit të lartë të administratës publike duke plotësuar në këtë menyrë një nga detyrat e BE-së për Shqipërinë.
“Përpjekjet për ta kaluar përgjegjësinë mbi institucione të tjerë nuk është tjerër veç devijim nga lufta kundër fenomenit shqetësues të korrupsionit në administrate”- thuhet më tej në deklaratë.
Deklarata e Prokurorise erdhi ne pergjigje te kreut te ILDKP-se, Adriatik Llalla, i cili e akuzoi atë për pushim të çështjeve pa argumenta bindëse.
“Në shumë raste ka qene Prokuroria ajo qe ka pushuar çeshtjet dhe keto i ka bere pa argumente te forta ose bindese”- theksoi Llalla.
© Panorama.al











