Procesi në GJKKO, Monika Kryemadhi dhe avokati i Ilir Metës mbërrijnë për seancën! Ish-deputetja: Sot ditë super! Imuniteti i Belindës, gjyqi ynë, protesta, filmi…

Mar 12, 2026 | 10:19

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur sot paradite (12 mars) për seancën e radhës në Gjykatën e Posaçme, ku ndiqet si e pandehur së bashku me ish-bashkëshortin e saj, ish-presidentin Ilir Meta.

Ajo u pa të hynte në godinë dhe para se të kalonte derën komunikoi edhe me gazetarët, duke kujtuar se “sot ishte filmi i saj në orën 18:00”.

Gjithashtu ajo u tha gazetarëve se:

“Sot është ditë super… gjyqi ynë, imuniteti i Belindës, protesta e opozitës, iftari i Kryeministrit, filmi im pasdite…”, tha ajo.

“Qenkeni të gjithë te protesta më duket! Sot mbasdite kemi filmin hë… mos harroni të vini! Super… super…, por të gjithë pas meje vijnë”, bëri ajo batuta, teksa hynte në godinë.

monika kryemadhi

Po kështu i pranishëm ka qenë edhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani.

Avokati Cakrani u shpreh teksa hynte në godinën e SPAK-GJKKO se “sot ka ngjarje të mira në këtë seancë…”.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, në një proces që ka nisur të shqyrtohet nga GJKKO pas kërkesës së SPAK.

avokati

Meta qëndron i paraburgosur prej 21 tetorit 2024, kurse Kryemadhi ndiqet në gjendje të lirë. Në proces janë edhe tre persona të tjerë të pandehur.

© Panorama.al

Te lidhura