Prizren, arrestohen 10 aktivistë të Vetëvendosjes

Jun 10, 2012 | 10:50
Foto: Kosovapress

Rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm autoritetet policore në Prizren kanë arrestuar 10 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë aktivitetit për dekorimin me flamuj kombëtarë nder të 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Njoftimi është bërë nga Lëvizja Vetënvendosje, ndërsa arrestimin  tyre e ka konfirmuar edhe Rajonale e KMDLNJ-së në Prizren, sipas të cilës, aktivistët që u arrestuan, po hiqnin flamujt e vendeve të tjera dhe atë të shtetit të Kosovës, duke i zëvendësuar me flamuj kombëtarë.

“Në rrugët që qojnë ka qendra e qytetit të Prizrenit, shihet qartë se dominon flamuri kombëtar, pasi që aktivistët kanë hequr shumicën e flamujve”, njofton KMDLNJ.

Lëvizja Vetëvendosje bënë të ditur se të arrestuarit janë: Artan Abrashi, Drilon Zyba, Luan Hoti, Shpend Zyba, Arlind Manxhuka, Alfred Bobaj, Qendrim Hoxha, Liridon Qenaj, Sabir Osmani dhe Shkodran Kabashi.

Vetëvendosje këto arrestime i quan plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotme.

Në Prizren do të mbërrijë sot edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ku bashkë me homologun kosovar, Hashim Thaçi do të kremtojnë 134- vjetorin e Lidhjes së Prizrenti.

© Panorama.al

Te lidhura