Pritet bisedë telefonike mes Lavrov dhe Rubio, në përgatitje një takim i ri mes Putinit dhe Trumpit në Budapest

Oct 20, 2025 | 16:00

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, dhe homologu i tij amerikan, Marco Rubio, pritet të zhvillojnë së shpejti një bisedë telefonike, raportoi agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti, duke cituar zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

xrwma-rubio-lavrov

Sipas Ryabkov, zyrtarë të lartë nga të dyja palët do të diskutojnë në ditët në vijim për përgatitjen e një samiti të ri mes presidentëve Vladimir Putin dhe Donald Trump, të cilët zhvilluan një bisedë telefonike javën e kaluar.

Ende nuk është caktuar data apo vendi ku do të mbahet takimi mes Lavrov dhe Rubio, theksoi Ryabkov.

Në qendër të bisedimeve mes dy ministrave pritet të jetë axhenda dypalëshe e marrëdhënieve Rusi–SHBA, përfshirë çështje ekonomike, bëri të ditur zëvendësministri rus.

© Panorama.al

Te lidhura