Prifti letër Ina Ramës: Jam kërcënuar me jetë

Jan 21, 2012 | 17:10
Dritan Prifti

TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme dhe më pas vetë Dritan Prifti konfirmuan një letër që ky i fundit i ka dërguar Prokurores së Përgjithshme Ina Rama.

Në një reagim për mediat, Prifti thekson se letra dërguar kryeprokurores është tepër sekrete. Ai ka konfirmuar gjithashtu faktin se është kërcënuar me jetë nëpërmjet telefonatave dhe mesazheve telefonike, dhe pikërisht për këtë i ka kërkuar Ina Ramës të hetohet.

Në reagimin e tij, Prifti shpreh gjithashtu keqardhje për  botimin e letrës nga gazeta RD, duke saktësuar se shkrimi ishte një mashtrim dhe shpifje deri në fund.

Mos vërtetësinë e letrës së botuar në gazetë, e konfirmoi më herë edhe Prokuroria e Përgjithshme.

© Panorama.al

Te lidhura