Prezantohet drejtori i ri rajonal i Bankës botërore

Jul 1, 2011 | 9:25

Dy ministra të kabinetit, ai i Financave Ridvan Bode dhe ai i Ekonomisë Nasip Naço, kanë zhvilluar dje takime me delegacionin e  Bankës Botërore, të kryesuar nga Drejtori i ri që përfaqëson interesat e vendeve të rajonit në BB, Piero Cipollone. Një ndër pikat ku është përqendruar biseda mes ministrit të Financave dhe drejtorit të BB ka qenë ajo e situatës ekonomike të vendit tonë dhe ruajtja e stabilitetit të ekonomisë e rritjes së saj. Një pikë tjetër e rëndësishme ishte ajo rreth marrëveshjes DPL 2 që ka qeveria me BB, e cila ka një portofol prej 25 milionë dollarësh, që do të fokusohen për shëndetin dhe edukimin. Ndërkaq, në takimin me ministrin e Ekonomisë, Nasip Naço, biseda është fokusuar në projektin e sigurisë së digave, që po zbaton KESH, ku një pjesë të mirë të financimit e ka mundësuar Banka Botërore me një kredi të saj.

© Panorama.al

Te lidhura