“Pretendimet e opozitës i parashikoi kryeministri 2 javë më parë” – Andi Seferi: Nuk ka fakte që kompromentojnë fushatën, votimin dhe numërimin

May 13, 2025 | 19:40

Kandidati i PS-së për Tiranën këto zgjedhje që lamë pas, Andi Seferi dha një prononcim për Neës 24 nga KZAZ 33 në kryeqytet ku po numërohen votat preferenciale për deputetët. Seferi shprehet i kënaqur me rezultatin e deritanishëm që i jep socialistëve 19 mandate në Tiranë.

andi seferi

“Procesin po e ndjek në të gjithë kzaz-të e Tiranës. Pritshmëritë janë në të gjithë qarkun. Është bërë një punë derë më derë. Ajo që në kënaq është rezultati i PS në qarkun e Tiranës me 19 mandate. Super rezultat i një pune nga të gjithë strukturat që është mirëpritur dhe votuar nga gjithë qytetarët.”

Më tej sqaroi se procesi i numërimit të votave preferenciale zgjat më shumë se ai i numërimit të votave për partitë.

“Do thoja që fjala tension nuk ekziston. Është një emocion i bukur. Këtu jam me gjithë kolegët e tjerë, anëtarë të listës së hapur të Tiranës. Është një grup miqsh që shikojmë dhe ndjekim këtë pjesë. Për të përshëndetur vëzhguesi dhe numëruesit për të dhënë suport në punën e tyre të vështirë. Procesi i numërimit për kandidatët, teknikisht është më i ngadaltë se për partitë politike. Ky proces ka filluar para 2-3 orësh në të gjithë KZAZ e Tiranës. E shikoj si një proces të gjatë, krahasuar me atë të partive.”

Sa i përket pretendimeve të Berishës dhe PD-së për manipulime dhe tjetërsim vote, Seferi thotë se këto u parashikuan 2 javë më parë nga kryeministri. Nuk ka asnjë fakt sipas tij që kompromenton këto zgjedhje.

“Pretendimet e opozitës i kemi dëgjuar me ane të kryeministrit 2 javë më parë, parashikoi këto pretendime që u bënë të vërteta. Fushata ka qenë një proces, kam konstatuar një proces të lirë nga të gjitha forcat politike. Mbarëvajtja ka qenë perfektë. nuk ka fakte që të kompromentojnë fushatën, votimin dhe numërimin.

Është humane kur një votë ndryshe e mendon një grup dhe momenti i ballafaqimit nuk duhet të quhet kontestim. Siç kam parë shumë raste, janë procese humane të diskutimit të votës. Ka një mori njerëzish, nuk e konsideroj konflikt apo diçka që kompromenton procesin. Është e njëjta atmosferë që na ka përcjellë gjatë fushatës. Klimë bashkëpunimi me të gjithë kandidatët e listës, bëjmë tifo për votat e njëri-tjetrit.”

© Panorama.al

Te lidhura