Pretenca:Pinari,Minxholli,Delijorgji,burg përjetë

Nov 1, 2011 | 13:15

TIRANË- Duke i gjykuar fajtorë për tragjedinë e Gërdecit që mori 26 jetë njerëzish e gjymtoi 300 të tjerë, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ylli Pinarin, Dritan Minxhollin dhe Mihal Delijorgjin.

Në seancën e sotme, gjatë vijimit të leximit të pretencës, organi i akuzës ka kërkuar burg përjetë për këta tre të akuzuar.Për të akuzuarin tjetër Sokol Ngjeci, prokuroria ka kërkuar masën e dënimit me 23 vite burg, kurse për Luan Hoxhën 8 vite burg.

Pretenca per te pandehurit e tjere

Shpëtim Spahiu me 8 vite burg

Shkelzen Madani 8 vite burg

Agim Lala, 4 vite burg

Dashnor Caushi, 8 vjet burg

Zija Baja 6 vite burg

Ndue Marku 3 vite burg,

Ardian Mullai 7 vite burg

Ilmi Lacaj 4 vjet burg

Fiqiret Mato 2 vite burg

Lavdi Shatro, terhiqet akuza

Fari Toska 4 vite burg

Adriatik Metma 1 vit burg

Agim Babameto 4 vite burg

Besnik Dauti 3 vite

Denis Hajdari 3 vit e 6 muaj

Fatbardh Kuqi 3 vjet e 6 muaj

Jorgo Mino 4 vite burg

Zenun Ferro 4 vite e 6 muaj burg

 

© Panorama.al

Te lidhura