Xhianluka Prestiani hodhi një foto në InstaStory duke mohuar se kishte ofenduar Vinicius Zhunior gjatë ndeshjes Benfika-Real Madrid.
Sipas lojtarit argjentinas, braziliani i Realit “keqinterpretoi” fjalët që mendonte se i kishte dëgjuar.
“Dua të sqaroj se në asnjë moment nuk kam drejtuar ofendime raciste ndaj lojtarit Vinicius Zhunior, i cili për fat të keq e keqinterpretoi atë që mendonte se kishte dëgjuar. Nuk kam qenë kurrë racist me askënd dhe ndjej keqardhje për kërcënimet që kam marrë nga lojtarët e Real Madridit.”
Prestiani përdori një foto të tij me brazilianin nga dueli i mëparshëm midis Benfikës dhe Realit.
UEFA ende nuk ka komentuar për rastin.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











