Presidenti Topi mes 42 bukurosheve të “Globit”

Nov 2, 2011 | 17:59

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur sot 42 bukuroshet pjesëmarrëse në “Miss Globe International 2011” bashkë me organizatorët e këtij spektakli, i cili për të 8 vit radhazi zhvillohet në vendin tonë.

Në fjalën e tij, Topi tha se “Për mua, jo vetëm si President i Shqipërisë, por edhe si qytetar i thjeshtë i saj, është krenari që për të tetën herë, ky kompeticion zhvillohet pikërisht në Shqipëri.”

Kur kthehesh me gëzim dhe respekt në të njëjtin vend,  vazhdoi më tej Topi, tregon që gjërat në shtatë edicionet e tjera kanë shkuar shumë mirë. Kështu që unë dëshiroj të përgëzoj edhe organizatorët, të cilët çdo vit e më shumë po e rrisin cilësinë e tyre!”

Ndërkohë, drejtuesi i Miss Globe International 2011 në Shqipëri, Petri Bozo shprehu mirënjohjen e veçantë për pritjen e vlerësueshme nga ana e Kreut të Shtetit shqiptar, duke theksuar se nën presidencën e Topit, miss-et ndërvite kanë qenë tri herë në Pallatin Presidencial.

© Panorama.al

Te lidhura