Rama: Jo garë emrash. Berisha: Shkëmbyem ide

Jun 2, 2012 | 21:47

TIRANE- Nje vije te hapur per dialog e ka quajtur kreu i PS-se, Edi Rama takimin e sotem me kryeministrin Sali Berisha per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit, ndonese sipas tij nuk ka pasur rezultat konkret.

Rama ne fjalen e tij per gazetaret ka deklaruar se PS i qendron mosmiratimit te kandidatures se maxhorances, Zaganjori si kandidature e njeanshme dhe shreh vullnetin e forces qe drejton per nje president uniteti qe te marre votat e qeverise dhe te opozites.

Berisha: Shkembim i hapur pikepamjesh per procesin

Pa dhene detaje, kreu i qeverise ka deklaruar pas takimit se mes tij dhe liderit te opozites jane shkembyer pikemamje per procesin.
“Në këtë takim shpreh qëndrimin dhe vendosmërinë e mazhorancës për një përpjekje, për një zgjidhje konsensuale të këtij problemi ashtu sic përcakton kushtetuta e cila në frymë e përcakton këtë zgjidhje si zgjidhjen kushtetuese të 3 raundeve të para. U bë një shkëmbim do të thosha, i hapur i mendimeve dhe pikëpamjeve për procesin, ju tashmë e dini që mazhoranca ka bërë hapat e veta, ka bërë tërheqjet e veta, ka bërë paraqitjen, nga një fushë jashtë interesave të ngushta partiake, duke u dhënë përparësi përpjekjes serioze për një zgjidhje konsensueale me opozitën dhe ne besojmë, mendojmë që edhe opozita do bëjë hapat e saj. Unë nuk them se ne erdhëm këtu me një rezultat konkret. Jo, por u shprehën qëndrinmet pozicionet, u dhanë modalitetet për dhënien e përpjekjeve për konsensualitet dhe kjo ishte e tëra ajo cka u diskutua në këtë takim”- tha Berisha.

 

Deklarata e Rames:

“Patëm një shkëmbim të hapur të këndvështrimeve. Ne jemi shumë të vendosur që të bëjmë gjithcka që është në dorën tonë për t’i dhënë Shqipërisë, presidentin që meritojnë, një president me votat e qeverisë dhe opozitës. Shkruam vijën tonë të qasjes dhe garantuam se qëllimi ynë është që ta zgjidhim këtë cështje me dakortësi. Nuk kemi pushtet por vetëm dëshirën e mirë dhe vullnetin e palëkundur që të kontribuojmë të jemi bashkëautoroë dhe bashkëpërgjegjës që parlamenti duhet të bëjë.  Për sot nuk ka asnjë zhvillim në drejtim të një rezultati konkret, por besoj se ka një bazë për të vazhduar me qetësi, me respekt reciprok dhe me bindjen se kjo cështje duhet zgjidhur dhe se raundet, nuk janë aty për tu konsumuar njëri-pas tjetrit vetëm duke folur dhe komunikuar, por janë aty që nesër për të bashkuar qeverinë dhe opozitën në një zgjedhje konsensuale. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë gjithë përpjekjet tona se ne nuk duam një president të PS, nuk duam të vendosim njëanshmërisht apo të impononim me cdo mënyrë, por duam që të kontribuojmë dhe ajo qe thame qarte ishte që qeveria duhet të na japë mundësinë që të kontribuojmë.

Ne nuk mund të hyjmë në një garë emrash, por duhet te biem darokd qe kemi detyrimin te gjejme dakordesi që t’i japim vendit presidentin e unitetit”.

Zaganjori, nuk e pranojmë

“Në lidhje me kandidaturën e Zaganjorit, ne kemi përsëritur qëndrimin e njohur publikisht dhe kemi kërkuar që një hapje e vogël që ka ndodhur duke kaluar nga regjimi në një qëndrim që në vetvete përbën një përpjekje për të gjetur një pikëtakim me opozitën të zgjerohet, por jo me kandidain e mazhorancës te paraqitur njeanshmerisht dhe qe e ben te pamundur konsesusin tone.

Qeveria qëndron te kandidatura e paraqitur, ne qëndrojmë në pozicionin parimor, që nuk mund të hyjmë në garë emrash se kërkojmë vullnetin që ta zgjidhim me konsensus këtë cështje, por edhe modalitetin për të mospërsëritur eksperiencëne vititi 2007, por që nënkupton një kornizë parimore, brenda së cilës ne mund të gjejmë konsensus dhe opozita mund të japë konsensus”.

 

Takimi

Takimi mes tyre ka nisur pak pas ores 20.30 minuta. Te paret qe kane mberritur ne takim kane qene kryesocialisti Rama, shoqeruar nga kreu i grupit kuvendor, Gramoz Ruci.

Vetem pak me pas tyre, ka lene kryeministrine dhe i eshte drejtuar kryesise se Kuvendit, kreu i qeverise, Sali Berisha per t’iu bashkuar tryezes se negociatave me liderin e opozites.

Takimi synon gjetjen e nje kandidati konsensual per president qe te mund te marre edhe votat maksimale ne Kuvendin e Shqiperise.

Kryeministri Berisha disa herë është shprehur kundër takimit të tij me kreun e opozitës, me arsyetimin se kjo nuk do të shërbente për asgjë, ndaj takimet duheshin mbajtur në nivel ekspertësh. Rama ndërkaq, e ka kërkuar me ngulm një takim me kreun e maxhorancës.

Kreu i LSI-së, Ilir Meta është shprehur pro takimit Berisha- Rama, pasi sipas tij, ky takim do të përshpejtonte procesin e zgjedhjes së Presidentit, si dhe progresin me reformat e tjera.

Votimi i rradhës për zgjedhjen e Presidentit do të bëhet më të hënen, me 4 qershor.

 

 

 

© Panorama.al

Te lidhura