TIRANE- Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç duke garantuar mbeshtetjen per integrimin e Shqiperise ne BE, ka deklaruar se marrja e statusit kandidat ne 100 vjetorin e pavaresise se vendit do te ishte nje dhurate shume e madhe.
Gjate konferences se perbashket per shtyp me presidentin Topi eshte theksuar intensifikimi i bashkepunimit mes vendeve ne te gjitha fushat.
“Njoha presidentin Josipovic se Shqipëria feston kete vit 100 vjetorin e pavarësisë. Jemi besimplotë që ky vit është i vecantë, të jetë edhe viti kur Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për BE”- tha Topi.
Takimet qe nisen ne Pallatin e Brigadave, u paraprine me nje ceremoni shoqeruaar nga himnet kombetare perkatese.
Sipas axhendes dy presidentet zhvilluan nje takim koke me koke, e me tej, pas takimit firmosen marrëveshjen mbi njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes dy vendeve tona.
Detajet u dhane permes nje konference per shtyp, nderkohe qe pas saj, Josipoviç do të zhvillojë takime me kryeminstrin Sali Berisha dhe kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli.
Në ditën e dytë të qëndrimit në vendin tonë, presidenti i Kroacisë do të mbajë një leksion në unversitetin e Tiranës, do të vendosë kurorë me lule për nder të Dëshmorëve të Kombit.
Josipoviç do të zhvillojë edhe një takim me Kryetarin e Bashkise së Tiranës. Ai do te ndalet ne nje vizite te shkurter edhe ne Durres e Kruje.
© Panorama.al











