
Në përpjekje për të shpëtuar nga vëmendja e mediave për një skandal që është përfshirë, Presidenti gjerman e ka “djallosur” më keq. Kristian Vulf ka kërcënuar gazetën më të madhe në vend, “Bild”, se do të marrë masa ligjore ndaj saj, nëse publikon një dokument i cili vërteton përfshirjen e tij në skandal. Dje, duke folur në televizionin kombëtar, Presidenti gjerman e cilësoi gabim serioz mesazhin që kishte lënë, por shtoi se synimi i tij nuk kishte qenë kurrsesi censurimi i medias, por fitimi i pak kohe për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve. Sipas “Bild”, letra e hapur drejtuar gazetës flet vetë. Gazeta e publikoi skandalin në dhjetor, ku tregohej se Presidenti kishte marrë një hua prej 500 mijë eurosh me interesa të ulëta nga një biznesmen i pasur, një procedurë e ndaluar me ligj për një politikan të rangut të tij. Vulf tha se nuk do ta japë dorëheqjen.











