Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar të gjitha gratë dhe nënat për 8 Marsin.
Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se “me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit”.
“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave shqiptare! Me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit. Respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë”, shkruan Begaj.
Edhe kryeministri Rama teksa i uron gratë për 8 Marsin uron që “pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre”
“MIRËMËNGJES dhe në këtë 8 Mars, për të gjitha gratë, për të gjitha nënat, motrat, gjyshet dhe vajzat shqiptare, jo vetëm një falënderim për gjithçka bëjnë çdo ditë, por edhe një urim me gjithë zemër që pjesëmarrja e tyre të rritet, angazhimi i tyre të forcohet dhe gjithçka që ato i sjellin Shqipërisë të bëhet edhe më shumë, falë zërit, energjisë dhe kontributit të tyre, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.
Urim ka përcjellë edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi:
“Mirënjohje dhe respekt për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare për kontributin, forcën dhe përkushtimin e tyre, si një faktor progresi në familje, në shoqëri dhe në zhvillimin e vendit”, shkruan Peleshi në Facebook.
© Panorama.al












