Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot një sërë ndryshimesh në përbërjen e Këshillit të Ministrave, duke miratuar shkarkime dhe emërime të reja në disa prej dikastereve kryesore të qeverisë. Këto dekretime vijën vetëm pak ditë pas ndryshimeve të propozuara nga kryeministri Edi Rama.
Në njoftimin e presidencës thuhet se Kreu i Shtetit, Bajram Begaj dekretoi shkarkimin e Belinda Ballukut nga posti i Zëvendëskryeministres dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Po ashtu u dekretua edhe shkarkimi i Elisa Spiropalit si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes, Albana Koçiu, Ministre e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë dhe Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Po sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të Albana Koçiut si Zëvendëskryeministre, Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme, Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes, Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë, Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Të gjithë emrat e propozuar do të paraqiten për votëbesim në Kuvendi i Shqipërisë, ku kërkohen të paktën 71 vota.
Kreu i Shtetit dekretoi shkarkimin nga detyra të:
Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;
Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme;
Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë;
Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Presidenti Begaj dekretoi edhe emërimet e reja në kabinetin qeveritar
Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministër;
Ferit Hoxha emërohet Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Besfort Lamallari emërohet Ministër i Punëve të Brendshme;
Ermal Nufi emërohet Ministër i Mbrojtjes;
Toni Gogu emërohet Ministër i Drejtësisë;
Enea Karakaçi emërohet Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Erjona Ismaili emërohet Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
© Panorama.al

























