Presidenti Bajram Begaj ka bërë këtë të premte homazhe në nderim të efektivit të Forcave “Shqiponja” që u vra një ditë më parë në krye të detyrës gjatë operacionit policor për kapjen e të kërkuarit Violand Braçellari.
Xhaxhai i efektivit i kërkoi Presidentit që të merren masa dhe të luftohet krimi, që sipas tij, ka prekur çdo cep të vendit.
Ai theksoi se efektivi ka qenë pa masa mbrojtëse ndërsa theksoi se është e rëndësishme që policia duhet ta luftojë deri në rrënjë kriminalitetin pasi po vriten më kot të rinj.
“E latë këtë vend në duar të krimineleve. Na mbylli derën, mos i lini kriminelët. Ka patur tre herë tentativë për ta arrestuar. Duhet të merrni masa, po na vrisni rininë. Bëhuni te zotë, e latë këtë vend në dorë të krimineleve.
Po sundojnë kriminelet në çdo cep të Shqipërisë. Nuk dominon policia por dominon krimi. Na fundosët. Na çuat në fund. Nuk kishte masa mbrojtëse. Gjejini rrënjët. Po vriten me mijëra në krye të detyrës dhe nuk po bëhet gjë. “, tha ai.
© Panorama.al












