Prej tre ditësh rruga në Dragostunjë e bllokuar, banorët përplasen me policinë: Na lini të kalojmë

Feb 23, 2026 | 13:48

Situata mbetet e tensionuar në fshatin Dragostunjë, pranë zonës së njohur si Arrat e Gurrës, ku dhjetëra banorë dhe qytetarë të revoltuar janë përballur me efektivët e policisë pasi nuk lejohen të kalojnë në segmentin e bllokuar të rrugës.

dragostunje

Rruga është mbyllur për shkak të rrezikut nga rrëshqitjet e tokës dhe dëmtimet e konsiderueshme në infrastrukturë, ndërsa autoritetet kanë vendosur perimetër sigurie për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Megjithatë, banorët shprehen se bllokimi po u vështirëson jetën e përditshme, duke i izoluar dhe duke penguar lëvizjen drejt zonave të tjera.

Disa prej tyre kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe krijimin e një kalimi alternativ, ndërsa të tjerë pretendojnë se duhet të lejohen të kalojnë në këmbë për nevoja emergjente.

© Panorama.al

Te lidhura