Prej kohësh në një lidhje, gjërat mes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet bëhen më serioze! Zbulohen planet e çiftit të famshëm

Feb 20, 2026 | 17:04

Marrëdhënia mes Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet duket se po bëhet gjithnjë e më serioze, aq sa sipas burimeve pranë tyre, biznesmenja  po i lë miqtë në plan të dytë për t’u përqendruar te partneri i saj.

Sipas raportimeve të fundit, Jenner po kalon pjesën më të madhe të kohës me aktorin e nominuar për Oscar, duke reduktuar ndjeshëm takimet me rrethin e saj të ngushtë shoqëror. Miqtë e saj, përfshirë grimerin Ariel TejadaIris Palmer, këngëtaren Justine Skye dhe shoqen e saj më të mirë Stassie Karanikolaou, thuhet se ndihen disi të lënë pas dore.

Një burim për Radar Online ka deklaruar se të gjithë janë të lumtur që Kylie ka gjetur dashurinë dhe duket e përmbushur, por është e qartë se Timothée është bërë prioriteti i saj absolut. “Mbrëmjet e vajzave janë bërë të rralla. Kur ai është i zënë, ajo kontakton shoqet. Ka disa ankesa dhe ndjenja të lënduara,” citohet të ketë thënë burimi.

Ndërkohë, lidhja e çiftit duket se po shkon drejt një etape të re. Sipas një raporti nga US Weekly, ata kanë diskutuar mundësinë e fejesës brenda këtij viti. Madje, mediat e huaja raportojnë se çifti tashmë jeton nën të njëjtën çati.

Chalamet thuhet se është përfshirë shume edhe në jetën e fëmijëve të Kylie, Stormi 7-vjeçare dhe Air 3-vjeçar, të cilët ajo i ka nga lidhja e mëparshme me reperin Travis Scott.

Mbetet për t’u parë nëse çifti do ta zyrtarizojë së shpejti hapin e radhës në marrëdhënien e tyre, por një gjë është e sigurt: për momentin, Timothée Chalamet është në qendër të botës së Kylie Jenner.

© Panorama.al

Te lidhura