Prapaskena nga mbledhja pa media e PS, Rama akuzon dy ish-ministrat e qeverisë: Fike telefonin se e ke zakon që përgjon! Ti tjetri merresh me llafazanllëqe

Mar 28, 2026 | 23:23

Tensione dhe replika të forta janë shënuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar pa praninë e mediave.

edi rama konference erjona ismaili  (6)

Sipas Mapo në një moment të diskutimeve, Kryeministri Edi Rama ka pasur një përplasje verbale me dy figura të njohura të mazhorancës.

Fillimisht, Rama iu drejtua Damian Gjiknurit, duke e akuzuar për regjistrim dhe nxjerrje të bisedave private.

“Fik telefonin se e ke zakon që regjistron dhe i nxjerr gjërat që regjistron”, mësohet t’i ketë thënë Rama.

Në vijim, kryeministri ka ironizuar edhe ish-ministrin Ervin Hoxha, duke e kritikuar për diskutime jashtë ambienteve zyrtare.

“Po ti do vazhdosh akoma të bësh llafazanllëqe nëpër tavolina komisariatesh?”, i është drejtuar Rama.

Debati, që ka ndodhur në një takim të mbyllur për median, tregon për klimën e tensionuar brenda radhëve të mazhorancës.

Më herët replikat kane ndodhur edhe mes Kryeministrit Rama dhe Elisa Spiropalit, kësaj të fundit Rama iu drejtua me ton të ashpër: Ti mos fol fare, fare kur te jem unë”.

© Panorama.al

Te lidhura