Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kukësit, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Policia bën me dije në vijim të kontrolleve të vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar në hyrje të qytetit, automjetin tip “BMW”, me drejtues një shtetas 24 vjeçar.
I arrestuari është Ilir Noka.
Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
U kap në flagrancë me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, në automjet, vihet në pranga 24- vjeçari.
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar në hyrje të qytetit, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin I. N.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi I. N., 24 vjeç, banues në Kukës, u arrestua në flagrancë për veprën penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al