Pranga 2 shqiptarëve e 1 turku, me 3.4 kg heroinë

Sep 24, 2011 | 14:32

TIRANË- Dy shtetas shqiptarë dhe një turk janë arrestuar gjatë një operacioni te shtrire në qarkun e Tiranës dhe atë të Korcës. Operacioni u finalizua me sekuestrimin e një sasie prej 3.4 kg lëndë narkotike, e dyshuar e llojit heroinë.

Sipas policisë, në pranga janë vënë shtetasit; Edmond Gërxhani, 38 vjec, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve, Abdullah Kili, i dënuar më parë për shitje e mbajtje të lëndëve narkotike dhe shtetasi turk, Vehbi Alioglu, me banim në Tiranë.

“Forcat e policisë organizuan punën për kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve, të cilëve iu gjet 3 kg e 400 gramë, lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë. Operacioni është zhvilluar në qarqet Korçë e Tiranë. Dje në pikën kufitare të Kapshticës është ushtruar kontroll në automjetin e drejtuar nga Edmond Gërxhani, të cilit iu gjet dhe sekuestrua 2 kg lëndë narkotike e dyshuar heronië. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet e sekuestrua një pistoletë tip zastava, të cilën ky shtetas e mbante pa leje”, tha zëdhënësja, gjatë një deklarate për shtyp.

© Panorama.al

Te lidhura