Kamionia e Portugalisë, Porto, ka fituar edhe Ligën e Europës, duke mundur në finale një tjetër skuadër portugeze, Bragën. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Falkao në minutën e fundit të pjesës së parë. Braga, surpriza e këtij kompeticioni u mundua të reagojë në frakiosnin e dytë të lojës por pa arritur që të gjejë golin e barazimit. Loja u karakterizua nga ndërhyrje të ashpra në limitet e kartonëve të kuq aq sa arbitri dha tetë kartonë të verdhë: dy për Porton dhe 6 për Bragën. Porto e ka fituar edhe në 2002-2003 këtë komepticion që askokohe quhej thjesht Kupa UEFA.











