Porto-Braga, një finale portugeze në “Dublin arena”

May 6, 2011 | 11:41

Do të jetë Porto kundër Bragës finalja e Ligës së Evropës, kompeticioni i dytë më i rëndësishëm që zhvillohet në kontinentin plak. Porto arriti të eliminojë falë fitores në ndeshjen e parë 5-1, Vilarealin. Në takimin e kthimit spanjollët fituan 3-2, por kjo nuk mjaftoi që ata të kalonin në finale. Golat për Vilareal u shënuan nga Cani (17′), Kapdevila (75′) dhe Rosi (80′), ndërsa për Porton, Hulk (40′) dhe Falkao (48′). Ndërkaq goli i Kustodio  (Braga) në minutën e 19-të elimonoi Benfikën (takimi i parë 2-1 për Benfikën). Finalja do luhet në “Dublin arena” më 18 maj në Irlandë.

© Panorama.al

Te lidhura