VIDEO- Policia shpërndan turmën me ujë dhe gaz lotsjellës, protestuesit i drejtohen Kuvendit

Jan 24, 2026 | 18:54

Pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së opozitës dhe hedhjes së bombave molotov drejt Kryeministrisë, Policia e Shtetit ndërhyri duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Forcat e rendit ndërmorën veprime për të rivendosur kontrollin në zonën përreth Kryeministrisë dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

 

Si pasojë e ndërhyrjes, protestuesit u shpërndanë, ndërsa u njoftua qe të gjithë të pranishmit të drejtohen Parlamentit.

protesta e opozites 24 janar bomba molotov kryeministria (5) protesta e opozites 24 janar bomba molotov kryeministria (4) protesta e opozites 24 janar bomba molotov kryeministria (3) protesta e opozites 24 janar bomba molotov kryeministria (2) protesta e opozites 24 janar bomba molotov kryeministria (1) protesta opoozitga sali berishaa molotov

© Panorama.al

Te lidhura